Rama ia bën të qartë opozitës: Ne nuk luajmë bixhoz me mandatin

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca nuk luan bixhoz me mandatet e deputetit siç po luan, sipas tij, opozita.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca nuk luan bixhoz me mandatet e deputetit siç po luan, sipas tij, opozita.

Rama u shpreh: “Morën të gjitha ministritë që kërkuan, Arsimin, Financat me idenë që PS mund t’i përdorte në fushatë. Morën për herë të parë kryetarin e KQZ dhe e dini shumë mirë sa luftëra janë bërë për KQZ. Për herë të parë u zhvilluan zgjedhje ku nuk pati asnjë ankesë dhe Kolegji Zgjedhor mbeti pa punë. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet po ashtu se pas zgjedhjeve pati një periudhë qetësie ku askush nuk e kontestoi rezultatin, pasi të gjithë komisionerët firmosën të gjitha procesverbalet pa asnjë ankesë. Jemi të gjithë dëshmitarët se çfarë opozite kemi pasur, një grup njerëzish pa ide dhe pa program. Na tërhoqën shpesh në batakun e tyre”, raporton Top Channel.

“E keni mirë parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të papranueshme mes palësh dhe sot ne jemi në kushtet kur ata janë larguar dhe një pjesë tjetër e opozitës po zgjedhin të zënë vendin e tyre në Parlament. Është e drejta e tyre. Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë? Është një pyetje qe zgjedhësit e tyre duhet t’u bëjnë. Ne po kryejmë detyrën tonë, pasi ky Parlament është vendi ku na ka sjellë shumica dhe mandati ynë nuk është letër bixhozi. Nuk luajmë me mandatin bixhoz, siç luajnë ata dhe pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur nga ne për të bëre shtet. Një drejtor i lojërave të fatit i mirënjohur është atje jo si protestues, por edhe si menaxher. Por në fund të ditës është zgjedhja e tyre dhe lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë, zero PS-së dhe qeverisë”, shtoi Rama.