Rama i prerë: Kurseni lekë dhe paguani dritat, përndryshe…

Ultimatumi i Kryeministrit Rama...

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me ministrat e tjerë në Facebook është shprehur se pagesa e dritave nuk do të negociohet.

Ajo duhet të bëhet nga qytetarët dhe se kush nuk i paguan do ti priten dritat, raporton Top Channel.

Rama:

Pagesa e dritave do të bëhet një më një pasi nëse nuk bëhet pagesa e dritave kalojmë në kolaps. Kemi falur kamatvonesat, por e tashmja do paguhet. Kush shpenzon do paguaje. Nëse dikush thotë që kam shumë shpenzim dhe nuk i paguajë dot, të shpenzojë më pak.