Rama i prerë: Asnjë kandidat i Berishës nuk ka shans për president

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim dhe vijon të jetë i vendosur të lërë përjashta procesit të zgjedhjes së presidentit Sali Berishën dhe komisionin e Rithemelimit. Madje paralajmëroi dhe ndonjë kandidat që do vijë si propozim nga këta të fundit.  

“Asnjë vendim që vjen nga nongrata i madh dhe ndonjë i verbër i tij nuk ka shans që të merret në konsideratë asnjë , dhe asnjë lloj nuk ka shans. Nëse do të gjente një kandidat që do të pranonte të vinte drejt nesh me bekimin e nongratës që aty do të konfirmonte se nuk bën për president “