Rama deklaron se rreth 60-70% e popullsisë pritet të preken nga koronavirusi

Kryeministri Edi Rama në Abc News është shprehur se në ditët në vijim presim të infektohet 60-70% e popullsisë nga Covid-19.

I pyetur se sa teste rezervë kemi, kryeministri tha se autoritetet në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë, por siç thekson ai do të ketë një prekje të masë të popullsisë dhe 80% nuk do e marrin vesh kurrë.

“Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme se ne kapacitete më të mëdha masat shtrënguese të popullsisë. Kjo do të thotë se ne do të prekemi 60-70% nga kjo mesatare 80 për qind nuk do ta marrin vesh kurrë. 20 për qind nga 80% do të kenë dhe simptoma më të dallueshme dhe në këtë grup janë dhe personat që bëhen për reanimacion kjo është arsyeja se masat shtrënguese janë ilaçi i vetëm që bota njeh deri më sot. Dhe ilaçi i njohur është masat shtrënguese”, tha Rama.