Qytetarët mblidhen në Yenikapı për “Tubimin e Madh të Stambollit”

Qytetarët kanë filluar të mbërrijnë në hapësirën e tubimit disa orë para organizimit, ku fjalime pritet të mbajnë presidenti Erdoğan, kandidati për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yıldırım etj.

Në rajonin Yenikapı të Stambollit mbahet “Tubimi i Madh i Stambollit” i cili organizohet nga Aleanca Presidenciale me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetarit të Partisë Nacionaliste MHP Devlet Bahçeli, raporton Anadolu Agency (AA).

LIVE: Qytetarët mblidhen në Yenikapı për “Tubimin e Madh të Stambollit”

Qytetarët kanë filluar të mbërrijnë në hapësirën e tubimit disa orë para organizimit, ku fjalime pritet të mbajnë presidenti Erdoğan, kandidati për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yıldırım etj.

Ndërkohë në vendin e tubimit ka mbërritur presidenti Erdoğan me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan të cilët i kanë përshëndetur qytetarët që kanë mbushur sheshin e madh Yenikapı.