Qytetarët i besojnë më shumë AMF-së në zgjidhjen e problematikave të tyre

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka shënuar një rritje të numrit të problematikave që konsumatorët kanë adresuar për zgjidhjen e tyre lidhur me tregjet nën mbikëqyrje në 6-mujorin e parë të 2018, çka tregon edhe rritjen e besimit të tyre ndaj këtij institucioni.

Më konkretisht, ankesat e paraqitura kanë të bëjnë me refuzimin e pagesës së dëmshpërblimit, mosrënien dakord për vlerën e dëmshpërblimit apo pretendime për vonesa në trajtimin e praktikave nga ana e shoqërive të sigurimit.

Janë mbi 41 ankesa për çështje të ndryshme që janë depozituar pranë AMF-së deri më datë 27.06.2018, pra ku mbi 90% e tyre lidhen kryesisht me tregun e sigurimeve.

Deri më tani sipas AMF-së pothuajse janë zgjidhur përfundimisht në favor të konsumatorit gjysma e kërkesave nga 41 në total të depozituara të gjitha në muajin qershor, ndërsa janë në proces trajtimi rreth 20% e tyre, të depozituara në muajin qershor.

Ndërsa, për pjesën tjetër të ankesave është mbyllur trajtimi dhe u është dhënë informacioni i nevojshëm, shkruan Scan.

Mosinformimi i plotë lidhur me kontratën e sigurimit ka qenë edhe shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mes konsumatorit dhe shoqërive të sigurimit nga shqyrtimi i çështjeve të ankimuara pranë AMF-së. Kjo e fundit këshillon konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në leximin e kushteve të kontratës para nënshkrimit të saj.