QSUT reagon ndaj akuzave të PD: S’ka mungesë ilaçesh, pacientë trajtohen rregullisht

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) informoi sot se pacientët me hemofili trajtohen rregullisht.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) informoi sot se pacientët me hemofili trajtohen rregullisht.

Në një deklaratë për mediet, QSUT ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike e cila pretendon se, “300 pacientë me hemofili u rrezikohet jeta, pasi mungojnë ilaçet që shërbejnë për mpiksjen e gjakut”, duke sqaruar opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë lidhur me mungesën e medikamentit “faktor” 7,8 dhe 9.

“Faktori 7, 8 dhe 9 është shpërndarë dhe vazhdon të shpërndahet për pacientët që kanë nevojë për të, sipas përshkrimeve në receta të mjekëve hematologë në QSUT. Këto deklarata te pavërteta përveçse dezinformojnë opinionin publik, hedhin baltë edhe mbi punën tonë të përditshme në shërbim të pacientëve”- thuhet në deklaratën e QSUT-së./ATSH