Qeveria shpërblen personelin në Institucionet e Përkujdesjes Sociale që ndihmojnë kundër COVID-19

Sipas vendimit, shpërblimin e përfitojnë punonjësit që janë caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës

Qeveria shqiptare në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, datës 6 maj ka marrë vendimin për të ofruar shpërblim për personelin në Instiuticonet e Përkujdjes Rezidenciale Publike, të cilat janë në varësi të Ministrisë ose Bashkive.

Shpërblimi do të jetë në masën në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19, transmeton Scan.

Sipas vendimit, shpërblimin e përfitojnë punonjësit që janë caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të atyre që përfitojnë shërbimin e përkujdesjes sociale.

Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas vendimit, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.