Qeveria serbe këshillohet në çdo hap me Rusinë, takime të shpeshta ditët e fundit

Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri.

Takimet ndërmjet përfaqësuesve të lartë të Serbisë dhe përfaqësuesve diplomatikë të Rusisë janë bërë ditët e fundit gjithnjë e më të shpeshta.

Takimi i fundit me ambasadorin rus në Beograd u mbajt nga ministri aktual i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili në fund të majit zyrtarisht mori postin e presidentit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, pas largimit të Aleksandër Vuçiç.

Gjatë takimit me, ministri Vuçeviç e informoi ambasadorin rus për “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë”.

Kujtojmë se pak  ditë më parë, Vuçiç dhe Ivica Daçiç, ndër të tjera, ishin të ftuar në ambasadën ruse në Beograd me rastin e Ditës së Rusisë.

Ambasadori rusa tha se “e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet është ulja e tensioneve  dhe zbatimi i marrëveshjeve detyruese ndërkombëtare, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Një ditë më parë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se Rusia po bën thirrje për hapa vendimtarë për të rivendosur dialogun normal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.