Qeveria e SHBA rrezikon mbylljen e pjesshme – Senati dështon të kalojë masën për tavanin e borxhit dhe financimin

Senati i ndarë i Shteteve të Bashkuara dështoi të kalojë masën për të pezulluar tavanin e borxhit federal dhe të shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë, ndërkohë që politikëbërësit republikan nuk i dhanë votat e mjaftueshme. Legjislacioni synonte të mposhte 2 afate që po afrojnë, që nëse nuk trajtohen, kërcënojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane.

Votimi  rezultoi në 48 pro dhe 50 kundër, duke dështuar të arrijë 60 votat e nevojitura për të kaluar ligjin në Senatin me 100 vende. Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schummer votoi kundër, në mënyrë që të thërrasë një votim tjetër. Demokratët, që kontrollojnë ngushtë të dy dhomat e Kongresit, kanë vetëm 3 ditë për të gjetur një mënyrë që të mbajnë qeverinë operacionale përtej ditës së enjte, kur përfundon financimi aktual.

Senatori republikan, Richard Shelby, parashikoi se ligjvënësit nuk do ta zgjidhin çështjen së shpejti.  Demokratët dhe republikanët duhet të gjejnë një mënyrë për të rritur tavanin e borxhit,  që të shmanget rreziku i dështimit të pagesave të borxhit, ndërkohë që Departamentit të Thesarit do t’i pengohet autoriteti i plotë i huamarrjes nga 15 Tetor mes 4 Nëntorit.

Schumer, që ka paralajmëruar se dështimi i pagesave do godasë rëndë ekonominë, tha se demokratët do ndërmarrin më shumë veprime këtë javë për të shmangur mbylljen e qeverisë dhe dështimin.  Mbyllja e qeverisë, apo rasti më i keq, dështimi i pagesave, do të përbënte një tronditje për demokratët e Biden, që e kanë quajtur vetem si partia e një qeverie të përgjegjshme, pas presidencës kaotike të republikanit Donald Trump.