Qeveria do të ulë kostot e imputeve për produktet ushqimore

 Qeveria shton mbështetjen ndaj fermerëve dhe agrobiznesit duke parashikuar të ndërmarrë politika të tjera lehtësuese fiskale, që i japin nxitje këtij sektori.

Qeveria shton mbështetjen ndaj fermerëve dhe agrobiznesit duke parashikuar të ndërmarrë politika të tjera lehtësuese fiskale, që i japin nxitje këtij sektori.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi deklaroi sot, gjatë një interpelance online me aktorë të tregut rural, se po shihet mundësia për uljen e kostove të imputeve për produktet ushqimore.

Duke u ndalur në programin kombëtar për agroturizmin Peleshi ritheksoi edhe një herë faktin se TVSH-ja për këtë sektor është ulur në 6%, ndërkohë që po jepen fonde e grante për këdo që do të investojë në këtë sektor, raporton ATSH.

Ministri theksoi se procesi i matrikullimit të kafshëve bujqësore, ka bërë që të gjurmohet gjithë rruga që është bërë, nga kafsha, deri tek produkti përfundimtar.

Inspektorët e ushqimit kanë asgjësuar rreth 16 mijë tonë ushqime që kanë qenë jashtë standardeve për konsum duke garantuar konsumatorët për prodhime ushqimore të sigurta në të gjitha njësitë e dyqaneve dhe tregjet e formalizuara.