Qeveria bën gati pakot ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë

Nis përgatitja e pakove ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë

Ashtu siç kryeministri Rama e paralajmëroi, familjet në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë dhe që jetojnë vetëm do të ndihmohen nga qeveria me pakot ushqimore në mënyrë që të përballojnë këtë situatë të vështirë krijuar nga rreziku i virusit COVID-19 si dhe të mos dalin ngas shtëpitë.

Pakot ushqimore po bëhen gati për pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë dhe se ato do të shpërndahen nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal. Pakot përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë, raporton Shqiptarja.com.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha nga Rezervat e Shtetit ku po përgatiten pakot ushqimore, se do të ndihmohet çdo familje dhe gjithçka që u kërkohet qytetarëve është durim dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Durim, do ndihmohet çdo familje në nevojë. Shumë shpejt nis shpërndarja e pakove për familjet në nevojë. Fokusi ynë janë pensionistet kryefamiljare dhe familjet më të varfra. Rezervat e Shtetit, bashkitë dhe Emergjencat Civile po bashkërendojnë punën. Është luftë në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndaj duhet të kufizojmë çdo gjë që mundemi. Sa më shumë të vetëkufizohemi sot aq më pak plagë e humbje jete do kemi në këtë luftë”, tha Xhaçka.