Prej një jave qeset plastike nje perdorimshme janë zëvëndësuar në të gjitha pikat e shitjes, me qese plastike shumeperdorimshme, me trashësi 70 mikron dhe me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kilogramë.
Në vëzhgimin e bërë nga emisioni “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, vërehet se në cdo pikë blerje qese janë me pagesë nga 10 deri në 20 lekë.
“Pesë artikuj të marrim ne, 100 lekë duhet t’i llogarisim për qese. Është paturpësi. Çmimet kanë shkuar aty ku nuk mban më. Të blejmë edhe qeset me lekë? Sikur nuk shkon”, shprehen qyetatrërt.
Një nga tregtarët pohon se është i detyruar që qeset t’i jape me pagesë, pasi dhe për biznesin e tij është një kosto shtesë.
“Që prej datës 1 përdorim qese ekologjike. Kushton 10 lekë të reja. Nuk kemi çfarë bëjmë, vështirësi ka si gjithmonë”, thotë ai.
Qytetarët, duhet të shmangin përdorimin e qeseve, duke futur në qarkullim çanta rrobe, por në rastet kur është e nevojshme, do të përdorin qeset e prodhuara sipas standardeve të reja.