Qentë terrorizojnë Bulqizën, banorët: Na kafshuan edhe fëmijët

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e Bulqizës. Edhe në pedonale tufat e qenve janë prezent, duke shtuar frikën e banorëve. Në jo pak raste qentë kanë kafshuar edhe fëmijët.

Banoret kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme, pasi jo vetëm për shkak të frikës nga kafshimet, por edhe mbartja e sëmundjeve, raporton Top Channel.

Të ndodhur në një situatë të tillë shpesh fëmijët janë të detyruar të shoqërohen nga prindërit edhe në kohën e lirë, por që nuk mund të shfrytëzojnë ambientet publike.