Putin: Krenar për armatimin e ri bërthamor rus

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia ka testuar armë bërthamore, përfshirë raketa kryqëzuese me energji bërthamore dhe një dron nënujor bërthamor, që është imun ndaj ndërhyrjeve të armikut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit para kombit, Putin tha se raketa kryqëzuese me energji bërthamore, e cila është testuar vjeshtën e kaluar, ka një gamë të pakufizuar dhe shpejtësi të lartë dhe është në gjendje të depërtojë në çdo mbrojtje raketore.

Ai shtoi se droni i shpejtë nënujor bërthamor, që mban koka bërthamore, gjithashtu mund të synojë transportuesit e avionëve dhe objektet bregdetare.

Putin tha se Rusia, po ashtu, ka testuar raketë të re ndërkontinentale balistike, e quajtur Samat, me rreze veprimi dhe me shumë koka bërthamore se sa ai paraprak.