Putin fjalim në ‘Sheshin e Kuq’: NATO kërcënim serioz për Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin e nisi fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë, raporton BBC.

Putin tha se edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe ato anëtare të NATO-s.

“Rusia i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin”, tha Putin, teksa shtoi po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh. Kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin.