Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron biseduan për situatën në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Macron zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan mbi situatën në Malësinë e Karabakut dhe shprehën shqetësimet lidhur me përleshjet që vazhdojnë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Putin dhe Macron në bisedën e tyre u bënë thirrje palëve që krahas një armëpushimi të plotë të ulin tensionet dhe të tregojnë “maturi maksimale”.
“Kriza e Malësisë së Karabakut duhet të zgjidhet në mënyrë diplomatike dhe politike”, u theksua në bisedën në të cilën në këtë drejtim u diskutua për parametrat e ndërveprimit në të ardhmen brenda kuadrit të Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan përleshjet pasi forcat armene hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit. Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit filloi kundërsulmin dhe çliroi nga pushtimi disa vendbanime.