Pushtimi i Ukrainës/ Ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

Një zyrtar i lartë amerikan ka vlerësuar se ushtria ruse ka humbur rreth 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës. Sipas tij, pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake. Kjo është afër dyfishit të humbjeve që u raportua javën e kaluar,  kur u vlerësua se Rusia kishte…

Një zyrtar i lartë amerikan ka vlerësuar se ushtria ruse ka humbur rreth 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.

Kjo është afër dyfishit të humbjeve që u raportua javën e kaluar,  kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj, tha zyrtari.