Punonjësi rrëfen detaje nga grabitja e karburantit: Si e mësova ngjarjen…

“Hajde pak tek pika se ka një problem”

Një punonjësi i pikës së karburantit në Fllakë të Durrësit, e cila sot ra pre e grabitjes ka dhënë detaje rreth ngjarjes në fjalë. Grabitja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Punonjësi i karburantit tha për gazetaren Klodjana Lala se autorët kishin marrë lekët e xhiros ditore.

“Më morën në telefon dhe më thanë; hajde pak tek pika se ka ndodhur një problem. Nga shtëpia, vijë me vrap këtu se isha dhe për tek pika tjetër. U ftua tek pika, i rashë telefon menaxherit por e kishte të fikur. Erdha këtu dhe gjeta inspektorët e policisë dhe mora vesh për grabitjen. Nuk e di se sa lekë morën. Kamera ka, punojnë.”, tha ai.