Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës shtetërore 2024.
Në 3 qershor 2024 maturantët do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj dhe në 10 qershor provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Në 18 qershor 2024 do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 24 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.