PSG fiton Kupën e Francës

Paris Saint-Germain (PSG) është fituese e Kupës së Francës, pasi mposhti Les Herbier në finale me rezultatin 2-0, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja mes klubit të Ligës së Tretë Franceze, Les Herbiers dhe asaj të Ligës së Parë Franceze (Ligue 1), PSG, u zhvillua në stadiumin “Stade de France” në kryeqytetin Paris.

PSG kaloi në epërsi me golin e Giovani Lo Celso në minutën e 26-të, 1-0. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me këtë rezultat.

Ndërsa goli i dytë i PSG-së erdhi në minutën e 74-të nga penaltia. Edison Cavani penalltinë e shndërroi në gol dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0.

Me këtë PSG e fitoi Kupën e Francës për të katërtën herë me radhë ndërsa të 12-ën në përgjithësi. PSG pas Ligue 1 dhe Kupës së Ligës fitoi 3 kupa.