Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët online, duke pritur pyetje dhe komente nga ndjekësit.
Në një lidhje live në Facebook, Meta iu përgjigj pyetjes se përse nuk ulen taksat, ndërsa premtoi se do ketë një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes.
Pse nuk i ulni taksat?
Ilir Meta: Të gjithë e kanë të qartë se kemi një qeveri që vetëm rrit taksat në mënyrë arbitrare dhe përkeqëson shërbimet. Taksat shkojnë për investime lukse e klienteliste.
Kjo ndodh edhe për bashkitë e vendit.
Do ketë një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes.
Çdo tarifë do të ulet në vlerën e kostos së shërbimit. Ulje 50% e tarifës së pastrimit dhe gjelbërimit. Para që i shkojnë sot inceneratorit të Tiranës. Me pak fjalë një biznes nga këto ulje taksash mund të përfitojë 35 mijë deri 430 mijë çdo vit. Është një politikë e tërë që synon uljen e kostove për sipërmarrjet.