Akuza e Emmanuel Macronit se NATO ndodhet në vdekje klinike ka ngritur më shumë pyetje për gjendjen e kreut të shtetit francez, se për NATO-n. Teri Schultz shikon efektet e kësaj deklarate.
Mike Pompeo ishte modeli i vetë-përmbajtjes në Berlin. I ndodhur në Gjermani për festimet e rëniës së Murit të Berlinit, sekretari i Departamentit të Shtetit u pyet, nëse ai beson, se NATO është në gjendjen e vdekjes klinike, për shkak të mungesës së angazhimit amerikan, siç tha presidenti francez, Emmanuel Macron të enjten në një intervistë për The Economist. Pompeo i dha nota komike këtij momenti, priti pak dhe tha „kaq shumë përgjigje të mira”, duke qeshur me vete, pastaj „kaq shumë kamera”, shtoi ai duke qeshur më shumë e duke shkaktuar edhe duartrokitje tek audienca.
Kryediplomati i Donald Trump u soll si burrë shteti, më shumë se në ndonjë dalje të mëparshme publike në Europë, pa iu adresuar as Macronit në mënyrë specifike e as referimit për „vdekjen klinike”. „70 vite (NATO) ka nevojë të rritet dhe të ndryshojë. Ka nevojë të kontrontohet me realitetet e sotme dhe sfidat e sotme”, tha ai.
“Nuk besoj, se këto angazhime (politike) të vendeve tona do të humbasin ndonjëherë rëndësinë.” Megjithatë ai shtoi, se „nëse nuk ibën ato që duhet për t’u konfrontuar me sfidat e sotme në mënyrë efektive, nëse vendet besojnë, se mund të marrin të mirat e sigurisë pa siguruar burimet që nevojiten për këtë, nëse ato nuk i përkushtohen angazhimeve të tyre, atëherë ka një rrezik që NATO të mund të bëhet joefektive ose e vjetëruar.”
Vërejtet e Macronit
Jonathan Eyal, drejtor i institutit me qendër në Londër, RUSI, thotë, se Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini për shembull ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macron. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e përcaktoi deklaratën e Macron si „fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s.”
Eyal habitet se edhe sa kohë do të kërkojë që Donald Trump ta përhapë komentin e Macron, si evidencë për të, se ai ka pasur të drejtë për një kohë të gjatë për mangësinë kolektive të europianëve në çështjen e mbrojtjes. Sipas Eyal, mund ta kritikosh aleancën, por ka mënyrë më produktive për ta bërë këtë. “Ajo që bëri presidenti francez, është vënie në dyshim e fundamenteve të rendit të pas-luftës pa ofruar aktualisht asnjë gjë substanciale kundër kësaj.”