Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij kryeministri Rama ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me zyrtarët e thirrur në SPAK, duke u shprehur se ka pasur prej atyre që kanë gabuar dhe shkelur parimet.
Rama kërkoi votën për kryebashkiakët, duke u shprehur se vota për palën kundërshtare, e kthen vendin pas.
“Rritja e paimagjinueshme e prurjeve të përvitshme të turistëve është vetëm paralajmërimi i të ardhmeje plot shpresë, që e ka bazën në 7 fitoret e PS në 8 vitet e fundit.
Sot asnjë nga qytetet që ne kemi qeverisur nuk do të isjte transformuar. Në Shkodër vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë ndryshim që ai qytet meriton. Përkundrazi, vota kundër PS ka krijuat pashallëk harbutllëku të një force politike që duke drejtuar mbrapsht e ka shndërruar në shëmbëlltyrën e papastërtisë dhe paaftësisë.
Pa votën për PS nuk do ishin marrë masa të forta e reforma që po japin pak nga pak formë shtetit të ri që sot negocion integrimin në BE.
Tashëm edhe pas goditjes së disa krizave të një pas njëshme po diskutohet rritja e pagave.
Synimi im është një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë të reja.
Pa votën për PS vendi kthehet sërish pas, siç është kthyer sa herë që ata të tjerët anë marrë në duar fatet e tij.
Vota për të tjerët ka sjellë si rregull në shkallë kombëtare e lokale më shumë dëme se të mira, dëme të atilla që janë dashur vite të riparohen.
Edhe ne nuk e kemi bërë mirë çdo gjë, kemi bërë e thënë shumë gjera për të cilat nuk jemi krenar, por nuk jemi pajtuar as me gabimet tona as me ata prej nesh që kanë gabuar duke shkelur parimet tona”, tha Rama.