PS depoziton në Kuvend kërkesën për përjashtim 10 ditë nga Kuvendit për gjashtë deputetët e PD-së dhe dyfishim të masës për Edmond Spahon.
Seanca plenare e së enjtes së kaluar sërish u përfshi nga tensione, ndërsa para Kuvendit po zhvillohej protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.
Deputetët kërkuan mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal, ndërsa bllokuan foltoren për mbi 5 orë.
Veç bllokimit të foltores dhe kaosit, deputeti Edmond Spaho i binte bilbilit.