Protestat te “Astiri”; 12 persona përfundojnë në spital

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

“Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë”, thuhet në njoftim.

Në përditësim…

Trafiku i Rënduar

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftim lidhur me situatën e qarkullimit pas situatës së krijuar në zonën e “Astirit”.

Policia njofton se ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve.

Njoftimi

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

Ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për vështirësitë që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm.