Protestat, Petro Koçi: PD ka hallin e pushtetit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi duke u ndalur te protestat e zhvilluara nga ana e opozitës deklaroi se “rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër i Partisë Demokratike”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi duke u ndalur te protestat e zhvilluara nga ana e opozitës deklaroi se “rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër i Partisë Demokratike”.

Koçi solli në vëmendje vitet 1998 si dhe 1999, kur në Shqipëri u strehuan mijëra familje të vëllezërve të Kosovës, shkruan ATSH.

PD theksoi zëvendësministri, “dilte çdo ditë në demonstrata me sloganin “qeveri hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhëtare” kundër qeverise Majko, duke shtuar se

“kot bëjnë sikur mendojnë se kane hallin e “krimit, ata kanë vetëm hallin e pushtetit”.