Protesta e Berishës/ Nis marshimi drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’

Ka nisur marshimi drejt bulevardit Dëshmorët e kombit, ku pritet të nisë protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. ‘Shqipëria në rrezik’, është moto e përzgjedhur për të protestuar.
Podiumi i fjalimeve është ngritur në sheshin para kryeministrisë, ku disa prej protestusve nisën të qëllojnë në drejtim të godinës me domate.

Vetë ish kryeministri mbërriti në selinë e PD rreth orë 19:00, ku ka zhvilluar një takim me deputetët demokratë, mbështetës të tij, para se t’i drejtohet bulvardit Dëshmorët e Kombit.

Qytetarët e mbledhur në protestë, mbajnë pankarta kundër qeverisë në duar, ndërsa në kor vijojnë thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Sakaq një numër I konsiderueshëm efektivësh ndodhen në terren për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa në godinën e kryeministrisë dyert, ashtu si në cdo protest janë ‘blinduar’ me llamarina.