Pronari i makinën që u përdor në sulmin ndaj Top Channel: Policia nuk bëri asgjë për kapjen e autorëve, mjetin ma vodhën në Lezhë

Pronari i mjetit tip “Range Rover”, që përdorën autorët e sulmit ndaj Top Channel, në një intervistë për “Shqipëria live”, tregon se pavarësisht këmbënguljes së tij, nuk e zbuloi kurrë se kush ia vodhi makinën.

Ramadan Makolli shprehet se policia nuk ka bërë asgjë dhe nuk janë zbuluar autorët që i morëm makinën nga parkimi i hotelit ku po pushonte në Lezhë.

“Policia ka ardhur ka marrë kamerat dhe i kam thënë të interesohen për shenjat që kanë lënë e gjithashtu për shenjat e gomave, por asnjë veprim nuk e kanë bërë si duhet. Ata djemtë janë shumë specialistë, janë veshur me të bardhë, më duket njëri ka pistoletë se nga kamerat duket që diçka ka në dorë, ndërsa me dorën tjetër hap derën e makinës.

Policia nuk ka bërë asgjë, dhe jam interesuar që çështjen ta hap nga e para. M’u desh të bëja ankimim përmes avokates, që ta hap edhe njëherë nga e para çështjen. Në 30 qershor 2021, u rihap çështja, por nuk janë gjetur autorët”.