“Procesi i furnizimit të Turqisë me S-400 vazhdon sipas planifikimit”

"Lajmet e ditëve të fundit në disa media rreth asaj se Turqia me kërkesë të SHBA-ve vlerëson shtyrjen e furnizimit të S-400 nuk pasqyrojnë realitetin. Procesi i furnizimit të Turqisë me S-400 vazhdon ashtu siç planifikuar", tha Aksoy

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, njoftoi se lajmet rreth asaj se Turqia vlerson shtyrjen e furnizimit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, nuk pasqyrojnë realitetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Lajmet e ditëve të fundit në disa media rreth asaj se Turqia me kërkesë të SHBA-ve vlerëson shtyrjen e furnizimit të S-400 nuk pasqyrojnë realitetin. Procesi i furnizimit të Turqisë me S-400 vazhdon ashtu siç planifikuar”, tha Aksoy.

Ai rikujtoi se propozimi i Turqisë rreth Grupit Punues për të zgjidhur shqetësimet e SHBA-ve se mund të dëmtojë sistemin e F-35 është ende i vlefshëm.

Tensionet mes Turqisë dhe SHBA-ve janë përshkallëzuar në muajt e fundit pasi Turqia pritet të fillojë me pranimin e sistemit të avancuar S-400 me raketa sipërfaqe-ajër nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar që Turqia të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të sistemin S-400, duke argumentuar se mund të jetë i papërputhshëm me sistemet e NATO-s dhe është një kërcënim për avionët F-35 të gjeneratës së pestë.

Turqia u përgjigj se ishte refuzimi amerikan për të shitur sistemin Patriot që e bëri Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi marrëveshje më të mirë, përfshirë edhe transferim të teknologjisë.