Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë me dije ecurinë e procesit të fiskalizimit.
‘Mbi 1.8 milion fatura elektronike janë lëshuar nga nisja e procesit të Fiskalizimit, kryesisht të transaksioneve Biznes – Qeveri (B2G)’ njofton Denaj.
Ndërkohë, prej datës 1 Korrik fillon zbatimi i Fiskalizimit për transaksionet Biznes – Biznes (B2B).
Zgjidhjet softuerike të certifikuara dhe Portali Self-Care janë të disponueshme për të gjitha bizneset.