Problemet e pronësisë mbi tokat bujqësore

Problemet e pazgjidhura të pronësisë mbi tokat bujqësore vazhdojnë të frenojnë ekonominë, investimet dhe mbështetjen shtetërore për fermerët e rretheve veriore të Shqipërisë.

Problemet e pazgjidhura të pronësisë mbi tokat bujqësore vazhdojnë të frenojnë ekonominë, investimet dhe mbështetjen shtetërore për fermerët e rretheve veriore të Shqipërisë.

Pas vitit 1991, pjesa më e madhe e banorëve të këtyre rretheve u kthyen në pronat e tyre të trashëguara, duke mos njohur ligjin mbi ndarjen e re të tokës bujqësore.

Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e fermerëve në veri të Shqipërisë, edhe pas më shumë se 25 vitesh, të mos jenë të pajisur me çertifikatën e pronësisë mbi tokën e tyre bujqësore.