Probleme sigurie me Bitcoin, përdoruesit duhet të bëjnë kujdes

Zhvilluesit e bitcoin po përpiqen ta bëjnë kriptomonedhën më popullore në botë më të dobishme për pagesat me implementimin e planit të tyre për përmirësimin e rrjetit që quhet Lightining Network.

Megjithatë disa probleme serioze sigurie janë zbuluar në Rrjetin Lightning çka mund të bëjë që përdoruesit të humbasin investimet e tyre nëse nyjet nuk përditësohen.

“Probleme sigurie janë gjetur në Lightning që mund të shkaktojnë humbje parash,” shkruante një zhvillues softueri i quajtur Rusty Rusell i cili ka autorizuar pjesën më të madhe të protokollit të rrjetit.

Detajet e plota do të publikohen pas katër javësh tha ai duke u kërkuar zhvilluesve të përditësojnë rrjetet.

Specifikat e problemit të sigurisë do të zbulohen më 27 Shtator, një praktikë e zakonshme për të parandaluar shfrytëzimin e problemeve të sigurisë dhe dhënë kohë zhvilluesve ti adresojnë.

Problemi gjendet në portofolin bitcoin me rrjetin Lightning Eclair për të cilin Russell i këshilloi përdoruesit të përditësojnë.

Rrjeti Lightining propozuar për herë të parë nga Thaddeus Dryja dhe Joseph Poon në 2015 krijon një shtresë të re mbi blockchanin bitcoin ku transaksionet kalojnë nëpër të përpara se të shtohen në blockchain.

Kjo do të thotë se shpejtësitë e transaksioneve do të rriten dhe kostot të reduktohen ndjeshëm. Aktualisht janë vetëm një numër i kufizuar portofolesh Lightning si dhe kompani të cilat mund ti përpunojnë ato.

Megjithatë numri i vogël i përdoruesve do të thotë se nyjet lightning të bitcoin humbasin para kur përpunojnë transaksionet sipas raporteve të fundit. Kur dërgohen pagesa Lightning, dy palë depozitojnë fondet në një adresë bitcoin, i ashtuquajtur kanal, në të cilin më pas këmbejnë fondet për një numër të pakufizuar.

Kjo ruan sigurinë e bitcoin por gjithashtu do të thotë se pagesat e vogla dhe zakonshme nuk kanë pse të shtohen në blockchain derisa kanali të mbyllet.

Dyshimet janë ngritur edhe mbi çmimin e bitcoin pasi adoptimi i Rrjetit Lightning të realizohet ku pjesa më e madhe e çmimit përcaktohet nga kostot e transaksioneve.

Shumica besojnë se me rritjen e adoptimit të bitcoin, çmimet do të vazhdojnë të rriten gjithashtu. /PCWorld Albanian