Probleme nga dëbora dhe shiu/ Ende e bllokuar Qafë Thorë-Theth dhe rruga e Obotit

Nën-Shkodra vijon të jetë e përmbytur ndërsa zonat malore kanë probleme me dëborën.

Kjo është situata që ka përfshirë qarkun e Shkodrës si rezultat i motit të keq.

Rreth 1400 hektarë tokë janë nën ujë, pjesa më e madhe në Muriqan dhe ne Obot, ku edhe 15 banesa janë të rrethuara nga uji.

Lajmi i mirë është ulja e nivelit të lumit Drin dhe liqenit të Shkodrës. Ndërkohë në zonat malore, gjendja më e vështirë është në pikën turistike të Thethit e cila vijon të jetë e izoluar për të pestën dite me radhë.

Në Qafën e Thorës, po vijon puna për pastrimin e dëborës që shkon deri ne 5 metër si rezultat i dëborës. Në akset e tjera rrugore, ka dëbore por këshillohet lëvizja me zinxhirë.