Probleme me internetin, ndalen procedurat në doganën e Durrësit

Një problem me linjën e internetit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka paralizuar punën në doganën e Durrësit.

Një problem me linjën e internetit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka paralizuar punën në doganën e Durrësit.

Procedura e kalimit është bllokuar për dhjetëra mjete, si rrjedhojë e pamundësisë së përpunimit të dokumentacionit të tyre, raporton TCh.

Porti i Durrësit vijon të ketë një fluks të lartë udhëtarësh, kryesisht në dalje, me shqiptarët që jetojnë në Itali dhe po rikthehen pas pushimeve në atdhe.