Problem sigurie me Facebook, ekspozohen numrat e telefonit të 419 milionë përdoruesve

Seti i të dhënave kishte informacione për 133 milionë përdorues Amerikanë, 18 milionë përdorues Britanikë dhe 50 milionë përdorues Vietnamezë.

Qindra miliona numra telefonikë të përdoruesve të Facebook janë ekspozuar në një databazë të hapur online konfirmoi kompania ditën e Mërkure dhe është shembulli më i fundit i skandaleve të privatësisë që nuk po mbarojnë.

Mëse 419 milionë ID dhe numra telefoni janë ruajtur në një server online i cili nuk mbrohej menjë fjalëkalim raportoi TechCrunch.

Seti i të dhënave kishte informacione për 133 milionë përdorues Amerikanë, 18 milionë përdorues Britanikë dhe 50 milionë përdorues Vietnamezë.

Databaza tashmë është offline pasi TechCrunch kontaktoi hostuesin e saj. Facebook konfirmoi raportin dhe është duke hetuar sesi databaza ka përfunduar online dhe eskpozuar.

Një zëdhënës i kompanisë pretendonte se në fakt janë 210 milionë përdorues të prekur sepse rekordet ishin nganjëherë të dyfishuara.

Mendohet që rekordet janë grumbulluar me të njëjtin mjet që Facebook çaktivizoi në Prill të 2018-ës pas skandalit Cambridge Analytica. /PCWorld Albanian