Prishtinë , lansohet “Aplikacioni online për leje ndërtimi”

ërmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave...

Është lansuar sistemi “Aplikacioni online për leje ndërtimi” në komunën e Prishtinës, e para në Republikën e Kosovës dhe në rajon, e cila digjitalizon procedurën për leje ndërtimi, njoftoi Komuna. Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave. Deri më tani procedura e trajtimit të kërkesave ka qenë manuale, ndërsa palët kanë aplikuar fizikisht në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Aplikacioni online për leje ndërtimi” do të implentohet në faza. Fillimisht do të mundësohet aplikimi dhe trajtimi i kërkesave për KUSHTE NDËRTIMI kategoria 1, që në muajt në vijim do të pasojë me qasje në sistem edhe për procedurat e trajtimit edhe të kërkesave tjera pasi që të njëjtat janë në fazën e testuese”, thuhet në njoftim.

Aplikacioni për disa ditë është në fazën testuese, ndërsa nga e hëna, 12.10.2020, mund të shfrytëzohet zyrtarisht.

Vjegëza për aplikim: http://eleja.prishtinaonline.com/