Prishtina, tani më afër Shkupit; Përfundon autostrada “A. Xhaferi”.

Po zhvillohet në këto çaste ceremonia e përurimit të segmentit të fundit të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Po zhvillohet në këto çaste ceremonia e përurimit të segmentit të fundit të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Krerët e institucioneve të Kosovës, por dhe zyrtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndodhen në Han të Elezit, ku kalon edhe segmenti i fundit prej 20 kilometrash i kësaj autostrade.

E gjithë vepra ka një gjatësi prej 65.5 km dhe pritet ta lidhë Prishtinën me Shkupin për rreth 45 minuta, raporton Top Channel.

Autostrada, së cilës i është vënë emri i politikanit të ndjerë shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arbën Xhaferi, ka gjithsej 13 ura, duke përfshirë edhe më të gjatën në rajon me gjatësi prej 5.7 km.

Projekti ka kushtuar mbi 700 milionë euro dhe për ta ndërtuar kanë punuar rreth 9.000 punëtorë.