Duka i Kembrixhit princi William gjatë vizitës në vendet e Lindjes së Mesme qëndron në Jordani. Në ditën e dytë të vizitës në Jordani pati rastin që të qëndrojë edhe në Jerash, në të cilin gjenden rrënojat e qytetit antik, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesë e vizitës ishte edhe princi i Jordanisë, Al-Hussein bin Abdullah II. Princat u mirëpritën nga fëmijët e Jordanisë dhe Sirisë të veshur me kostume tradicionale.
Po ashtu, William shikoi edhe pikturat që kanë bërë fëmijët refugjatë nga Siria. Duka i Kembrixhit dhe princi Al-Hussein u fotografuan me fëmijët.
Princi William do të vizitojë edhe organizatën e cila ndihmon gratë në zhvillimin e aftësive afariste.
Gjatë vizitës pesëditore në rajon planifikohet që të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, lajmëron BBC.