Pretendohet se Bunjaki do bëhet trajner i klubit turk

Trajneri i cili ka edhe shtetësinë e Suedisë, në deklaratën e tij për gazetën Aftonbladet, ka theksuar se para disa ditësh ka qenë në Turqi për të biseduar me Çaykur Rizespor

Gazetat suedeze pretendojnë se ish-trajneri i përfaqësueses së futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, është duke zhvilluar bisedime me klubin e Superligës Turke Çaykur Rizespor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trajneri i cili ka edhe shtetësinë e Suedisë, në deklaratën e tij për gazetën Aftonbladet, ka theksuar se para disa ditësh ka qenë në Turqi për të biseduar me Çaykur Rizespor. “Në çdo moment mund të nënshkruaj. Jemi duke u munduar t’i zgjedhim disa çështje në deklaratë. Jam i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen”, ka thënë Bunjaki.

Ai tha se Superliga Turke është ndër 10 ligat më të mirë të botës. “Çaykur Rizespor ka tifoz të mrekullueshëm. Pak e di turqishten. Do ta zhvilloj edhe më shumë. Shpresoj që pas 3 muajve konferencat e shtypit mund t’i bëj turqisht”, u shpreh ai.

Bunjaki mes viteve 2009-2017 ishte trajneri i përfaqësueses së Kosovës.

Çaykur Rizespor me dy pikë në 4 javët e parë të ligës gjendet në vendin e 16-të. Ndërsa në skuadrën e saj gjenden edhe lojtarët e kombëtares Samir Ujkani dhe Vedat Muriqi.