Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria për Komunikim e Presidencës së Turqisë njoftoi se në takimet zyrtare që do të mbahen në Ankara do të vlerësohen marrëdhëniet Turqi-Kosovë në të gjitha aspektet dhe do të shkëmbehen ide për hapat që mund të ndërmerren për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë vizitë të parë zyrtare në Turqi të presidentes kosovare do të diskutohet për zhvillimet aktuale, rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.