Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ndërkohë është takuar me Presidentin Bajram Begaj, raporton Anadolu.

Presidenti i Shqipërisë, Begaj, ka pritur me ceremoni shtetërore homologen e tij Novak, në selinë e Presidencës së Shqipërisë, ndërkohë të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë nga të dyja vendet.

Pas takimit midis dy homologëve, do të vijojë një takim i zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare, si dhe një konferencë e përbashkët për mediat.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në rajon.