Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar kryeministrin e Britanisë, Theresa May, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës, raporton Anadolu Agency (AA).
Takim Erdoğan-May, i cili zgjati 50 minuta, u realizua Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ku po mbahet samiti dyditor.
Në takimin mes dy liderëve në Buenos Aires të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın, Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe shefi i agjencisë së inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan.
Më herët gjatë samitit Erdoğan zhvilloi takime edhe me liderë të tjerë botërorë. Sot gjatë ditës ai takoi kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, presidentin e Argjentinës, njëherësh kryesues i radhës i samitit të G20-tës, Mauricio Macri, si dhe presidentin amerikan, Donald Trump.