Presidenti Trump vendos veton – Miliona amerikanë të papunë nuk mund të përfitojnë ndihma

Shumë ekonomistë pajtohen se ndihma e projekt-ligjit është shumë e ulët, por thonë se mbështetja e menjëhershme është akoma e mirëpritur dhe e nevojshme.

Miliona amerikanë, të cilët kanë mbetur të papunë si pasojë e pandemisë së Covid-19, nuk do të mund të përfitojnë dot ndihma pasi Presidenti Donald Trump refuzoi të nënshkruajë një paketë ndihme për këta individë, në vlerën e 2.3 trilionë dollarëve.

Trump ka deklaruar se shpenzimet në lidhje me përballimin e pandemisë ishin tejet të larta, dhe duke shkurtuar ndihmat që ofron paketa e ndihmës për të papunët, mund të sigurojë 892 miliardë dollarë, duke përfshirë zgjatjen e përfitimeve speciale të papunësisë që skadojnë më 26 dhjetor dhe 1.4 trilionë dollarë për shpenzimet normale të qeverisë. Pa nënshkrimin e Trump, rreth 14 milion njerëz mund të humbin këto përfitime shtesë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të fillojë të Martën nëse Kongresi nuk do të bjerë dakord për një projekt-ligj të financimit qeveritar, pas disa muajsh grindjeje, ku Republikanët dhe Demokratët ranë dakord për paketën fundjavën e kaluar, me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Trump, i cili ia dorëzon pushtetin Presidentit të zgjedhur Demokrat Joe Biden në 20 Janar, nuk kundërshtoi kushtet e marrëveshjes përpara se Kongresi ta votonte atë të hënën në mbrëmje.

Shumë ekonomistë pajtohen se ndihma e projekt-ligjit është shumë e ulët, por thonë se mbështetja e menjëhershme është akoma e mirëpritur dhe e nevojshme. Një burim i njohur me situatën tha se kundërshtimi i Trump ndaj projektligjit zuri në befasi shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa strategjia e presidentit në largim për ligjin mbetet e paqartë, ai nuk e ka vënë veton dhe mund ta nënshkruajë atë ende në ditët në vijim. /Scan