Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë “Rama 3”
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë dritën jeshile formimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës. Pasi priti verifikimet, për ministrat e emëruar nga Rama në postet përkatëse, nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, Meta ka vendosur të dekretojë përbërjen e Këshillit të Ministrave. DEKRETI: PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE…
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë dritën jeshile formimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës.
Pasi priti verifikimet, për ministrat e emëruar nga Rama në postet përkatëse, nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, Meta ka vendosur të dekretojë përbërjen e Këshillit të Ministrave.
DEKRETI:
PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,
Dekretoj:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:
- Zoti Edi Rama- Kryeministër;
- Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
- Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
- Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
- Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
- Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
- Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
- Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
- Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
- Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
- Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
- Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
- Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Zoti Edi Rama është emëruar Kryeministër në fillim të legjislaturës së X-të, me Dekretin e Presidentit të Republikës nr.13210, datë 10.09.2021.