Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se samiti i sotëm joformal i liderëve të Bashkimit Evropian do të jetë një takim “i rëndësishëm” sepse është pika fillestare për një diskutim mbi axhendën strategjike afatgjatë.
“Zgjerimi do të thotë që vendet kandidate kanë reforma për të zbatuar – ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Dhe nga ana jonë, nga ana e BE-së, ne duhet të përgatitemi”, tha ai.
Janë tre pyetje që duhet të trajtohen, sipas Michel: Çfarë duam të kemi prioritet në të ardhmen, si vendosim së bashku dhe si përgatitemi.
Shefi i këshillit tha gjithashtu se liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rënë dakord që të dy të vijnë në Bruksel për bisedime deri në fund të tetorit. “Ne do të punojmë shumë, shumë fort për të bërë përparim,” tha Michel.