Presidenti Erdoğan takon këshilltarin e presidentin amerikan, Kushner

Sipas burimeve presidenciale, në takimin e mbyllur për media që zgjati rreth dy orë, Erdoğan dhe Kushner diskutuan marrëdhëniet ekonomike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar në Ankara këshilltarin dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, i cili qëndron për vizitë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve presidenciale, në takimin e mbyllur për media që zgjati rreth dy orë, Erdoğan dhe Kushner, i cili është edhe dhëndër i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, diskutuan marrëdhëniet ekonomike.

Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqië, Berat Albayrak, po ashtu ishte i pranishëm në takim. A në llogarinë e tij në twitter bëri të ditur se të dy palët diskutuan mënyrat për të përmirësuar më tej bashkëpunimin e tyre financiar.

Kushner është pjesë e delegacionit i cili aktualisht është në një turne shtatëditor në Lindjen e Mesme, që përbëhet nga përfaqësuesi i posaçëm për negociatat ndërkombëtare, Jason Greenblatt dhe përfaqësuesi i posaçëm për Iranin, Brian Hook.