Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan më datat 28-29 shtator do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani.
Presidenca e Gjermanisë konfirmoi se Presidenti Erdogan në këto data do të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë vend.
Erdogan, i cili do të pritet me ceremoni ushtarake nga homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës do të takohet edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Ndërkaq bëhet e ditur se të dyja palët ende janë “në koordinim të afërt” në lidhje me detajet e programit të vizitës së Presidentit Erdogan, shkruan TRT.
Presidenti gjerman Steinmeier më herët e kishte ftuar Presidentin Erdogan për vizitë në Gjermani, por nuk ishin bërë të ditur datat e kësaj vizite.