Presidenti Erdoğan fillon vizitën në Shqipëri, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare në vend.

Presidenti Erdoğan fillon vizitën në Shqipëri, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama
Presidenti Erdoğan fillon vizitën në Shqipëri, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama
Ceremonia me nderime të larta shtetërore është mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, ku presidenti turk është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenti Erdoğan në vizitën e tij shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu; ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar; ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu; ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum; ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu; si dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Gjatë takimeve do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në nivel të partneritetit strategjik dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu, do të mbahet ceremonia e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Presidenti Erdoğan gjithashtu do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, e cila u restaurua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Pjesë e vizitës së presidentit të Turqisë është edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.