Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet në qeveri, sipas propozimeve të bëra nga kryeministri.
Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe emërimin e tij si ministër I Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Si ministër të Brendshëm, Begaj ka emëruar Ervin Hoxhën.
Po ashtu, presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe emërimin në këtë detyrë të Pirro Vengut.
Dekrete të tjera janë ata për shkarkimin e Ministrit të Financave, Ervin Mete dhe emërimin në këtë detyrë të Petrit Malajt.
Ndërkohë, presidenti ka dekretuar shkarkimin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila merr detyrën e Kryetares së Kuvendit.
Ndërkohë, ministrat e rinj pritet të votohen në seancë plenare pasditen e sotme, për të bërë më pas betimin në Presidencë e për të vijuar zyrtarisht detyrën e tyre.
/SCAN